03 Maj 2024

Vazhdon procesi i rindërtimit në Kroin e Vitakut

Mitrovicë, 22 nëntor - Megjithë tensionet e herë pas hershme në veri të Mitrovicës, procesi i rindërtimit për shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara gjatë luftës atje është duke vazhduar. Zyrtarët komunalë thonë se puna është duke shkuar mirë dhe pa probleme.

Rasim Veseli, drejtor për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike në Komunën e Mitrovicës, tha se rindërtimi është duke vazhduar në Kroin e Vitakut pa asnjë problem.

Poashtu ai theksoi se për rindërtimin e shtëpive është duke u punuar edhe në lagjet tjera të veriut, si në Lagjen e Doktorëve dhe Lagjen e Boshnjakëve.

Tha se pas ndarjes së fondit prej 900 mijë eurosh nga Qeveria e Republikës së Kosovës është mundësuar që ky proces të rinis në të gjitha këto lagje.

“Gjatë muajve të verës ka pasur ngadalësim, por tash procesi është duke shkua mirë”.

Drejtori Veseli tha se situata në veri nuk ka ndikuar në këtë proces. “Në Kroin e Vitakut janë duke u rindërtuar rreth 40 shtëpi, ndërsa në gjithë veriun e qytetit deri me tani janë në proces të rindërtimit më shumë se 100 shtëpi”.    

Sa i përket kësaj lagjeje, ai përmend edhe përfundimin e projektit të asfaltimit të rrugës.  


“Në atë lagje para dy vitesh ishte kundërshtuar me forcë rindërtimi dhe kthimi i banorëve shqiptarë nga grupet serbe”.

Shumë të kënaqur për kushtet që po krijohen u shprehën vetë banorët. Sokol Behrami, i cili kishte dalur për të parë ecurinë e punëve në rindërtimin e shtëpisë së tij që ka filluar në thellësi të lagjes, tha se janë shumë të gëzuar me punët që po bëhen.

Ai tregoi se më herët në këtë lagje nuk ka pasur rrugë të asfaltuar, madje as ndriçim publik.

“Tash asnjë nuk ka arsye që të mos kthehet në lagje. Të gjithë atyre që u rindërtohen shtëpitë duhet të kthehen, meqë nuk kanë asnjë problem, madje i kanë kushtet e jetës shumë të mira”.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)