05 Maj 2024

Vazhdon procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Prishtinë, 1 prill - Procesi i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave ka vazhduar me ritmin e parapare edhe gjate ditëve te vikendit. Qe nga 1 Prilli, 4900 regjistrues të shpërndarë nëpër vendbanimet e Kosovës janë duke regjistruar banorët rezidentë të vendit.
 
Për të përcjell nga afër se si po zhvillohet ky proces i rëndësishëm, te shtunën ne terren ishte  dhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe kryeshefi i Entit te Statistikave të Kosovës, Ibrahim Shabani.

Ministri Yagcilar, i shoqëruar nga kryeshefi i ESK-se dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë takuar ekipet e regjistruesve në qytetin e Prizrenit, si dhe kontrollorë, mbikëqyrës e anëtarë të Komisionit Komunal të Regjistrimit.

Ata kanë vizituar disa familje nga komunitete të ndryshme, në pjesë të ndryshme të qytetit dhe kanë biseduar me ta lidhur me regjistrimin.

Ministri i MAP-it e ka vlerësuar procesin  e Regjistrimit si shumë të rëndësishëm, qe do të ofrojë të dhëna të krahasueshme, të cilat do të shërbejnë për të bërë planifikimet e nevojshme.

“Planifikimet e bëra mbi statistika të pranueshme e te sakta, do të ndikojnë  në ngritjen e cilësisë së shërbimeve” ka thënë ministri Yagcilar, gjatë takimeve që  pati me banorët e këtij qyteti.

Po ashtu kryeshefi i ESK-së ka dhënë sqarime në lidhje me çështje që u kanë interesuar qytetarëve dhe gazetarëve, të cilët nga afër e kanë përcjellur se si po zhvillohet procesi i regjistrimit. 

Në bazë të të dhënave të mbledhura në terren gjatë këtyre ditëve të para, Prizreni, si një komunë multietnike, po jep shembullin e mirë të përgjigjes së rezidentëve në procesin e Regjistrimit të Popullsisë 2011.

Regjistrimi i popullsisë bëhet sipas metodologjisë klasike të intervistimit derë më derë. Regjistruesit janë nga komunitete të ndryshme  dhe varësisht nga ajo se cilit komunitet i përkasin personat që regjistrohen, regjistrimi do të bëhet nga regjistruesit e të njëjtit grup etnik.

Ky element jep besim dhe siguron saktësi, meqë njerëzit do të shprehen në gjuhën e tyre. 

Çdokush është i lirë, por jo i obliguar, të tregojë përkatësinë fetare apo etnike.  Kjo është e bazuar në standardet ndërkombëtare. 

Të gjitha procedurat janë hartuar në bashkërendim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare dhe evropiane, me EUROSTAT-in në veçanti.  Procesi i Regjistrimit po monitorohet nga afër nga komuniteti ndërkombëtar. 

Të gjitha të dhënat që mblidhen mbeten konfidenciale dhe shërbejnë vetëm për qëllime statistikore. Regjistrimi është detyrë qytetare dhe obligim ligjor.

Të gjithë kanë të drejtë të numërohen. Pjesëmarrja në numërim është kontribut në planifikimin e së ardhmes së vendit dhe kontribut në interesin individual e në interesin e komunitetit të cilit i përkasin këta individ.  Suksesi i projektit të Regjistrimit do të jetë sukses i përbashkët.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)