Vazhdon privatizimi i strukturave shtetërore në Greqi
Athinë, 15 gusht - Qeveria greke kohët e fundit ka marrë vendim të fusë në proces privatizimi 23 porte të Greqisë.
Më parë burime nga qeveria greke njoftuan se komisioni ndërministror i privatizimeve vendosi shitjen deri të të gjithë aksioneve që ka shteti në Postat Greke (ELTA).
Komisioni autorizon Fondin e Shfrytëzimit të Pasurisë Publike të planizojë, të vendosë dhe të menaxhojë procesin e ankandit për shitjen e aksioneve të ELTA.
Gjithashtu, komisioni ndërministror vendosi shitjen edhe të aksioneve shtetërore në ndërmarrjen e prodhimit të armëve (ELVO).
Ndërsa nuk është bërë i ditur afati kohor i përfundimit të këtyre dy privatizimeve, SYRIZA ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj shitjes së tërësisë së aksioneve shtetërore të dy ndërmarrjeve.
Punonjësit postarë shprehën kundërshtimin e fortë të tyre ndaj vendimit të Komitetit Ndërministror për Privatizimet për shitjen e deri edhe të gjithë aksioneve të Postave Greke (ELTA), që disponon shteti grek.