Vazhdon përurimi dhe ndërtimi i shtëpive në veri
Mitrovicë, 26 shtator - Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës sëbashku me pronarët e kompanive të donatorëve të shtëpiave, projektit humanitar Ndihmo edhe ti të mërkurën bënë përurimin e dy shtëpijave në lagjen e boshnjakëve të ndërtuara nga kompania Albi malldhe tjetra nga kompania Zariqi.
Po ashtu filloi ndërtimi edhe katër shtëpive tjera në veri të Mitrovicës.
Kryetari Kastrati tha se fatmirsisht dita ditës po ndërtohen shtëpi të reja në pjesën veriore të qytetit për të cilën falenderoj donatorët për kontributin e dhënë në ndërtimin e këtyre shtëpijave dhe shfrytëzoj rastin për të bërë apel të gjithë premtuesve të cilët kanë premtuar donacion që ta kryejnë obligimin e vet, të aksionit humanitar Ndihmo edhe ti tha ai.
Ai po ashtu në shenjë falenderimi u ndau mirënjohje donatorëve të cilët kanë ndërtuar këto shtëpi në kuadër të aksionit humanitar Ndihmo edhe ti.
Ndërsa, përfaqësuesi i kompanisë Albi mall Betim Humolli vlerësoi lart punën dhe angazhimin e kryetarit Kastrati dhe u shpreh se është shumë i kënaqur që ka ndërtuar këtë shtëpi dhe që ka kontribuar në kthimin e një familjeje në këtë pjesë tha ai.
Po ashtu i kënaqur u shpreh edhe përfituesi i shtëpisë së ndërtuar Afrim Ajet Kelmendi nga kompania Albi mall me madhësi 100 m2 dhe të mobiluar tërësisht.
Ka filluar ndërtimi edhe i katër shtëpive tjera në veri të Mitrovicës nga kompanitë që kanë premtuar mbështetje në aksionin humanitar Ndihmo edhe ti. Dy në lagjen Kroi i Vitakut,një në Lagjen e Boshnjakëve dhe një tjetër në lagjen Sohodoll