Vazhdon largimi i punonjësve grekë nga sektori publik
Athinë, 11 gusht - Mijëra persona, punonjës të sektorit publik humbasin vendet e tyre të punës në Greqi.
Qeveria greke ka si qëllim për uljen e 14 miliard e 160 milion dollarë të shpenzimeve publike të largojë nga puna rreth 40 mijë punonjës nga sektori publik vitin e ardhshëm.
Trojka e BE-së, FMN dhe banka qëndrore evropiane i kanë kërkuar Greqisë që për marrjen e pjesës së dytë të paketës monetare prej 173 miliard dollarëve, vitin e ardhshëm të largojë nga puna rreth 150 mijë punonjës nga sektori publik.
Antonis Samaras, kryeministri grek ka deklaruar se do të ndjekë kërkesën e trojkës pavarësisht se më parë kishte premtuar se nuk do të lejojë që punonjësit e sektorit publik të pushohen nga puna.