16 Janar 2025

Vazhdon kriza ekonomike në Rumani

Bukuresht, 2 janar - Rumania la pas një vit plot polemikash politike. Në vend pati destabilitet politik dhe u prishën parametrat e ekonomisë.

Pati destabilitet politik dhe u prishën parametrat e ekonomisë.

Por qeveria e re e themeluar pas zgjedhjeve të zhvilluara në fund të vitit, u bë shpresë për të gjithë. Edhe kompanitë turke që kontribuojnë në ekonominë e Rumanisë, janë plot shpresa për këtë vit.

4 qeveri, 3 kryeministra, 2 zgjedhje dhe 1 referendum është bilanci politik i viti 2012 të Rumanisë.

Trazirat politike goditën edhe ekonominë. 15 mijë firma falimentuan dhe vetëm një pjesë e vogël e fondeve të Evropës mundi të përdorej.

Përpara qeverisë së re të themeluar në fund-vit qëndrojnë shumë probleme. Pagesa prej 5 miliardë eurosh që do ti kthejë Fondit Monetar Ndërkombëtar, privatizimet, kontrolli i shpenzimeve, korrupsioni si dhe lufta kundër mos pagimit të taksave, janë disa nga problemet që përballet qeveria.

Sipas biznesmenëve, shkaku i problemeve që përjetohen në vend është ekonomia e dobët. Zgjidhja për këto probleme, është rritja e prodhimit dhe tërheqja e kapitalit të huaj.

Krijimi i një ministrie që do të administrojë fondet e Bashkimit Evropian prej 30 miliardë dollarësh, do të jetë një hap i rëndësishëm i hedhur në këtë drejtim në Rumani.

Mirëpo a vazhdon të jetë Rumania, një vend tërheqës për investuesit turq?

Kriza ekonomike, ka ndikuar edhe biznesmenin, Levent Atin, që merret edhe me prodhim edhe me import prej 22 vjetësh në Rumani. Importi që bën ka rënë me 30%, si dhe përfitimi në prodhim ka rënë në minimum. Por pavarësisht të gjitha këtyre ai ka shpresë dhe është i vendosur të punojë në Rumani.

Romania është vendi i 7 në Bashkimin Evropian përsa i përket popullsisë dhe këtu gjenden 10 mijë firma turke të regjistruara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)