16 Nëntor 2024

Vazhdon interesimi i investitorëve në Mitrovicë

Mitrovicë, 3 shtator - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, vazhdon te takoj përfaqësues të kompanive të ndryshme, të interesuar për të investuar në komunën e Mitrovicës.

Kështu, kryetari Bahtiri priti të enjten përfaqësuesin e kompanisë së njohur turke DSC nga Stambolli, i cili shoqërohej nga Qemajl Muça, drejtor i “Real Kompany” nga Shqipëria, që ka aksione në DSC, Adem Hasanaj, përfaqësues i DSC për Kosovë dhe Agim Haziri.

Gjatë takimit, kryetari Bahtiri i njoftoi mysafirët për përpjekjet që po bënë komuna e Mitrovicës në zhvillimin ekonomik dhe kushtet e krijuara për t’i joshur bizneset që të investojnë këtu.

Në vazhdim ai i njoftoi ata detajisht për punët që janë bërë në rregullimin e infrastrukturës në Zonën e Lirë  Industriale në Frashër dhe për kriteret që duhet plotësuar për të qenë përfitues hapësirës së nevojshme për ndërtimin objektit biznesor.

Mysafirët u shprehen të jenë të kënaqur me kushtet që ofron komuna e Mitrovicës për investitorë, andaj edhe thanë se qysh në fillim të javës së ardhshme, do të sjellin projektin dhe dokumentacionin përkatës, për të konkurruar për një hapësirë të caktuar në zonën e lartpërmendur, për ndërtimin e një qendre të madhe dhe fabrika për prodhim dhe përpunim të produkteve ushqimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)