Vazhdon bashkëpunimi mes MAP-it dhe AKP-së
Prishtinë, 13 shtator - Ministrja e Administratës Publike, Edita Tahiri, me bashkëpunëtor ka pritur në një takim pune Drejtorin Agjencionit Kosovar të Privatizimit,Dino Hasanaj me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim është biseduar për rëndësinë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve midis këtyre dy institucioneve në aspektet e përbashkëta.
Poashtu janë shqyrtuar çështje të cilat kanë të bëjnë me shfrytëzimin e objekteve në pronë shoqërore për nevoja të Institucioneve të Republikës se Kosovës.
Të dy palët u pajtuan për gjetjen e mundësive në kuadër të ligjit në mënyrë që të zgjidhet çështja e hapësirave për të cilat kanë nevojë institucionet e Kosovës.