03 Maj 2024

Vazhdon bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Maqedonisë

Prishtinë, 29 tetor - Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu me rastin e pritjes në një takim Ambasadorin e Maqedonisë Stojan Karajanov ka thënë së është e vërtet se bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Maqedonisë por edhe me vendet tjera të rajonit dhe më gjërë është prioritet i komunitetit të biznesit vendorë dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Prandaj sipas tij duhet të avancohet dialogimi dhe përmes dialogimit konstruktiv dhe argumentues të eleminohen të gjitha barierat që paraqiten për implementim.

\"Jemi të informuar nga disa biznesmen sidomos përpunues të grurit dhe miellit për vështirësitë me të cilat ballafaqohen me rastin e eksportit me Maqedoni por dua të besoje se e tëra kjo do të i takoj të kaluarës dhe kjo sfidë do të zgjidhet shumë shpejtë që të mundësohet një partneritet i mirëfillët në mes të palëve të interesuara për biznes nga të dyja shtetet”, theksoi Gerxhaliu.

Karajanov falendëroi Kryetarin Gërxhaliu për kontributin e dhënë në avancimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të të dyja shteteve mike dhe për një pragmatizëm profesional të demonstruar qoftë me rastin e barrierave të adresuara nga biznesmen maqedonë qoftë kosovarë.

Kjo sipas tij është rruga më e mirë që të gjitha barrierat të eleminohen dhe vërtet bashkëpunimi në mes të dyja shteteve te jetë model edhe për shtetet tjera të regjionit dhe më gjërë.

\"Jemi të informuar për ndalimin e eksportit të miellit kosovarë në tregun e Maqedonisë dhe unë menjëherë kam reaguar në Institucionet e Maqedonisë dhe besojë se në mbledhjen e parë të Qeverisë Maqedone ky problem do të aktualizohet dhe epilogu do të jetë në favor të vazhdimit të bashkëpunimit tregtarë në mënyrë reciproke.\"
 
Gërxhaliu theksoi se më gëzon fakti që me Maqedoninë kemi arritur të nënshkruajmë marrëveshje të shumta ndërshtetërore të cilat duhet të jenë në funksion të avancimit të këtij bashkëpunimi dhe në të njëjtën kohë të fuqizohet edhe marrëveshja e paralajmëruar që do të nënshkruhet  për mbrojtjen e investoreve dhe investimeve nga të dyja vendet.

 Poashtu është për tu përshëndetur një qasje e tillë pozitive e Ambasadorit Krajanov që të reagojë aty ku ka nevojë që problemet të zgjidhen dhe jo ato te marrin përmasa dhe komentacion të pa dëshiruar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)