Vazhdon aplikimi i penalltive nga AKP-ja
Po ashtu bordi ka bërë të ditur se shpërndarja e 20 për qindëshit do të vazhdoi dhe deri në janarin e vitit 2011 do të marrin të gjithë punëtorët 20 për qindëshin.
Këto të dhëna u prezantuan në konferencën për media nga bordi i drejtorëve të AKP-së.
Kryetari i bordit të AKP-së, Dino Asanaj ceku privatizimin e Stacionit të Autobusëve, që ka hasur në kundërshtim edhe nga Ministria e Transportit dhe nga Komuna e Prishtinës.
Ai tha se janë në negociata me Ministrinë e Transportit dhe do të gjendet një zgjidhje.
Mirëpo, Asanaj nuk dha detaje se si do të veprohet me privatizimin e Stacionit të Autobusëve. Jemi në negociata me aktorët kryesor për privatizimin e Stacionit të Autobusëve. Do të shikojmë tash se si do të përfundojnë negociatat me Ministrinë e Transportit dhe të marrim një vendim, tha Asanj.
Sipas tij, edhe ekzekutimi i penalltive do të vazhdoi për ato kompani që nuk i plotësojnë kushtet e kontratës, që ne mesin e tyre është edhe hotel Grand.
Penalltitë do të vazhdojnë sepse në kontratë është ashtu. Ajo kompani që nuk i plotëson kushtet normal që do të vazhdojnë penalltitë, tha ai.
Ai pranoi se ndërmarrja për përpunimin e llamarinës në Vushtrri, Llamkos, është kompania e parë që ka dështuar. Po Llamkos është ndërmarrja e parë që ka dështuar. Kemi bërë kthimin e aksioneve dhe bashkë me bordin do të vendosim ta gjejmë një zgjidhje, tha Asanaj.
Ai tha se të gjithë kontarktuesit nëse nuk i përmbushin kontratat do tiu shkëputet kontrata. Edhe për komercializuesin Adi, në Lipjan që nuk i ka plotësuar kushtet i janë dhënë 6 muaj kohë për plotësimin e kontratës. Për shkak të veprimtarisë specifike që merret Adi, që merret me shpeztari, kemi vendosur që edhe 6 muaj tia shtyjmë afatin e kontratës që ta plotësoi. Pas 6 muajve nëse nuk i plotëson kushtet do ti shkëputet kontrata, tha ai.
Asanaj përmendi edhe depozitimin e 280 milion eurove në Bankën Qendrore të Kosovës, që sipas tij është një punë e mirë.
Ndërsa anëtari i bordit të AKP-së dhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK), Haxhi Arifi tha se deri në janarin e vitit të ardhshëm të gjitha listat e 20 për qindëshit do të përfundojnë. Besoj se deri në janarin e vitit 2011 shpërndarja e 20 për qindëshit do të ndodh.
Arifi tha se edhe për mos marrjen e pagave nga punëtorët e Llamkosit, do të gjendet një zgjidhje. Duhet të gjetur një mënyrë që punëtorët e Llamkosit, që kanë diku 13 paga pa ui marrë, tu kompensohen pagat ose nga shitja ose të gjendet një mënyrë dhe unë do të përpiqen që këtë çështje të mos e zvarrisin, tha Arifi.
Mirëpo edhe anëtari i bordit të AKP-së, Andrea Capussela shfaqi problemin me kontratat. Ai tha se ka probleme edhe me spin off-in special, që ka shkaktuar probleme të natyrës së gjerë. Cështja është se cka mund të bëjmë që këto kontrata të jenë në interes edhe të biznesit edhe të zhvillimit ekonomikë, tha ai.