03 Maj 2024

Vazhdojnë përpjekjet e BE për zgjidhjen e krizës ekonomike

Bruksel, 15 dhjetor - Nga BE-ja, që po kërkon një zgjidhje për krizën ekonomike, po vazhdojnë të vijnë zëra të çjerrur. Edhe Suedia ndihet e shqetësuar që t\'ia lërë Be-së në duar kontrollin e buxhetit.

Planifikohet që javën e ardhshme të përfundohet projekt-marrëveshja e re, që parashikon disiplinë financiare në BE.

Pas deklaratës së Anglisë se nuk do të marrë pjesë në marrëveshjen e re edhe Suedia ka dyshimet e saj...

Kurse vendet në lindje të Evropës janë pa dëshirë në lidhje me temën e lënies së kontrollit të buxheteve të tyre në duar të Brukselit.

Kryeministri suedez Fredrik Reinfeld, tha se ishin të pavendosur për nënshkrimin ose të marrëveshjes dhe se nuk ishin të sigurtë nëse parlamenti do të japë apo jo autoritetin e firmës.

Reinfeld u shpreh se ende nuk i kanë të qarta të gjitha detajet në lidhje me marrëveshjen në fjalë dje për këtë arsye është ende herët për të thënë diçka.

Në samitin e Bashkimit Evropian të zhvilluar në Bruksel gjatë fundjavës, anëtarët e unionit përveç Anglisë, pranuan që ti përcjellin më shumë pushtet Brukselit në temën e disiplinës financiare.

Në marrëveshjen e re, që do të përgatitet parashikohen gjithashtu edhe sanksione për vendet, që i kapërcejnë kufizimet e buxhetit.

Por vendet, sidomos në lindje të Evropës, kanë dyshimet e tyre për dorëzimin e përgjegjësive në lidhje me temën e buxhetit në duar të Brukselit.

Përveç Suedisë, edhe këto vende gjithashtu, nuk e shohin me sy të mirë kontrollin e buxheteve të tyre nga ana e Brukselit dhje nëse është e nevojshme mendojnë që të kalojnë në krahun e Anglisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)