16 Janar 2025

Vazhdojnë bisedimet për buxhetin e BE-së

Bruksel, 23 nëntor - LIderët e Bashkimit Evropian (BE) pritet të rinisin sot bisedimet për buxhetin shtatëvjeçar të bllokut.

Një raund fillestar i bisedimeve ka përfunduar në orët e para të mëngjesit në Bruksel, pa ndonjë zgjidhje të raportuar.

 Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka thënë gazetarëve se dyshon për arritjen e ndonjë marrëveshjeje këtë fundjavë dhe se do të duhen negociata të mëtejshme.

 Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se do të duhen negociata të vështira për të arritur marrëveshje për buxhetin prej 1 trilion eurosh të BE-së, për periudhën 2014-2020.

 Në mesin e rritjes së ngadaltë ekonomike në Bashkimin Evropian, Britania, Gjermania dhe kontribuueset e tjera të mëdha të buxhetit të BE-së janë duke kërkuar kufizimin e shpenzimeve.

 Franca, ndërkohë, ka bërë thirrje për vazhdimin e subvencioneve për bujqësinë dhe për programe zhvilluese në vendet e varfra të BE-së.

Presidenti francez Francois Hollande deklaroi se shpreson që në samitin e BE-së që zhvillohet më 22 dhe 23 nëntor, të arrihet kompromis për buxhetin financiar të unionit nga viti 2014 deri në vitin 2020.

Zëdhënësja e qeverisë franceze, ministra e të Drejtave të Gruas Naya Vallotton Bell Qassam, deklaroi se Hollande shpreson që BE-ja do të arrijë kompromis mbi buxhetin, ndërsa shtoi se presidenti po përgatitet për këtë samit duke zhvilluar takime të shumta.

 
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)