17 Nëntor 2024

Vazhdojnë bisedimet e Greqisë me kreditorët

Athinë, 25 nëntor - Ministria greke e financave njoftoi se kreditorët financiarë të Greqisë janë mbledhur në Paris për të diskutuar mbi masat që duhet marrë për vazhdimin e ndihmave financiare për Greqinë.

Qeveria greke, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Komisioni Europian dhe Banka Qendrore Europiane po diskutojnë në Paris për të koordinuar ndihmat e mëtejshme financiare për përkrahjen e reformave të qeverisë greke.

Për shkak të divergjencave mes Athinës dhe Trojkës për projektbuxhetin e qeverisë greke për vitin 2015 , palët vendosën nisjen e sistemit të vlerësimit më 25 nëntor.

Pas fillimit të krizës së borxheve në Greqi, Trojka vendosi të ofrojë një kredi ndihme në dy këste me një vlerë të përgjithshme 240 miliardë euro, ndërsa Athina premtoi zbatimin e një sërë masash shtrënguese financiare dhe reforma.

Të enjten, sindikatat e ndryshme në Greqi do të organizojnë një grevë kombëtare kundër politikave shtrënguese financiare të qeverisë.

Pas vizitës së trojkës në Athinë në Tetor 2014, u përhapën spekulime në lidhje me vështirësinë e madhe të bisedimeve për vazhdimin e ndihmave për Greqinë dhe këto vështirësi u konfirmuan edhe nga qeveria e Athinës.

Aktualisht qeveria greke nuk ka fituar përkrahjen e trojkës për buxhetin e Greqisë për vitin 2015

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)