04 Nëntor 2024

Vazhdimi i partneritetit mes ATK-së dhe GIZ-it gjerman

Prishtinë, 29 janar - Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj me bashkëpunëtorë ka mbajtur sot takim me përfaqësuesit e projektit për Reforma në Financa Publike në Kosovë- GIZ, me qëllim të diskutimit të bashkëpunimit të deritanishëm, si dhe përcaktimin e aktiviteteve të përbashkëta për vitet në vijim.

Gjatë këtij takimi, drejtori Murtezaj tha se menaxhmenti i lartë i ATK-së çdoherë do të mbetet falënderues për përkrahjen e vazhdueshme nga GIZ, të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në realizimin e projekteve të ndryshme, ku në masë të madhe kanë lehtësuar arritjen e objektivave të ATK-së.

Me thekës të veçantë u përmend mbështetja që kemi marr për projektin Zyra për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative (ZGJONA).

Ajo çka u përcaktua si prioritet për këtë vit është zgjerimi i projektit ZGJONA II, si dhe përkrahja në ngritjen e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të riskut, duke marr praktikat më të mira nga Administrata Tatimore e Bavarisë.

Veç pikave të lartcekura, në takim u diskutuan edhe aspektet tjera të përkrahjes që do të marr ATK nga projekti Reforma në Financa Publike në Kosovë-GIZ.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)