Vazhdimi i grevës së punonjësve shqetëson Greqinë
Athinë, 16 dhjetor - Autoritet bashkiake të Athinës janë të shqetësuar se vazhdimi i masave të kursimit ekonomik me largimin e punonjësve nga ky institucion i pushtetit lokal në Greqi.
Masat shtrënguese ekonomike të ndërmarra nga qeveria greke kanë bërë të mundur që fuqia blerëse në Greqi, të bie dhe si rezultat dhjetëra mijë biznese të vogla e të mesme kanë falimentuar.
Ndonëse ministrat e financave të Eurozonës miratuan paketën e ndihmës për Greqinë, duke i dhënë fund shqetësimeve se vendi i zhytur në borxhe mund të falimentonte, grekët përballen me sezonin më të keq të festave.
Pavarësisht zbukurimeve në qendër të Athinës, humori festiv mes banorëve duket i trishtë, e ata thonë se situata e rëndë ekonomike nuk i lejon të blejnë dhurata për familjarët e tyre.
Përpara krizës, rruga këmbësore e veshur me kalldrëm Ermou, ishte zemra e blerjeve në Athinë, pasi aty ndodhen dyqanet më në modë të cilat aktualisht janë boshatisur nga blerësit.