16 Nëntor 2024

Varufaqis: Refuzimi ndaj Greqisë dëmton besueshmërinë Eurogrupit

Athinë, 28 qershor - Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis tha se refuzimi nga ana e Eurogrupit për të zgjatur ndihmën ndaj Greqisë përtej 30 qershorit rrezikon krijimin e paragjykimeve të përhershme për eurozonën.

“Refuzimi i një zgjatjeje të ndihmës do të dëmtojë besueshmërinë e Eurogrupit si union demokratik dhe paragjykimet ndaj tij do të jenë të përhershme”, tha Varufaqis.

Në ndërkohë, duke vlerësuar se Greqia hoqi dorë nga negociatat, presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem deklaroi se programi i ndihmës skadonte të martën në mbrëmje.

”Në 30 qershor skadon programi i ndihmës për Greqinë”, deklaroi Dijsselbloem në një konferencë shtypi.

Në ndërkohë, burime zyrtare thanë se takimi i sotëm i eurozonës do të zhvillohet pa pjesëmarrjen e Greqisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)