Varfëria përbënë një nga sfidat më serioze të Kosovës
Në punimet e kësaj tryeze morën pjesë deputetë të Kuvendit të Kosovës, shefat e agjencive të UNKT-së, donatorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa, hapjen e bëri kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.
Në këtë tryezë u bë edhe publikimi i broshurës Përfshirja sociale: njerëzit pas shifrave.
Kryeparlamentari Krasniqi në fjalën e tij para të pranishmëve, falënderoi agjencitë e OKB-së në Kosovë, në radhë të parë UNDP-në e UNICEF-in për organizimin e veprimtarive gjatë kësaj dite, në shënim të Javës kundër varfërisë dhe për prezantimin e publikimit Përfshirja Sociale: njerëzit pas shifrave.
Krasniqi theksoi se agjenda evropiane e përfshirjes sociale, e sublimuar në Dokumentin e Kuvendit, e quajtur Letra e Bardhë, si dhe Objektivat Zhvillimore të Mileniumit, të sintetizuara në Deklaratën e Përgjithshme të OKB-së, e aprovuar po ashtu nga ky Kuvend, janë dy shtylla të rëndësishme të zhvillimit të gjithmbarshëm, por edhe të procesit të integrimeve evropiane të Republikës së Kosovës.
Nuk është e mjaftueshme të shprehet vetëm solidaritet me kategoritë e shoqërisë sonë në nevojë, me të varfrit e të paaftit, por duhet veprime mirë të planifikuara dhe të koordinuara, që me fuqitë e përbashkëta të fitojmë betejën në luftën kundër varfërisë dhe për arritjen e objektivave zhvillimore, theksoi kreu i Kuvendit.
Përfshirja sociale në Kosovë, gjendja e njerëzve më të rrezikuar, pabarazia ndërmjet grupeve të ndryshme shoqërore, të dhëna dhe analiza për çështjet e varfërisë, të zhvillimit ekonomik etj. ishin fokus i diskutimeve pasuese në këtë tryezë.
Kësisoj, koordinatorja për zhvillim e Kombeve të Bashkuara, znj. Osnat Lubrani, duke shfaqur gatishmërinë për ti ndihmuar Kuvendit në agjendën dhe punën e tij, veçanërisht në monitorimin e zbatimit të ligjeve, përmendi sfidat e Kosovës aktualisht, duke veçuar rritjen e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të punës. Ajo vlerësoi gjithashtu se në mesin e krizës ekonomike dhe financiare evropiane, sfidat e Kosovës bëhen edhe më të mëdha.
Udhëheqësi i Zyrës së UNICEF-it, Johannes Wedenig, duke prezantuar raportin për të dhënat e përfshirjes sociale, bëri një elaborim të detajuar, në shifra, duke u fokusuar në zhvillimin shoqëror përmes arsimimit të fëmijëve dhe të rinjve.
Ai foli për rënien e numrit të nxënëve të regjistruar në klasën e parë në vitet e fundit, rëndësinë e arsimimit dhe zhvillimit të hershëm të fëmijëve, tranzicionin nga shkolla fillore në të mesmen dhe dallimet gjinore gjatë kësaj faze etj.
Arjeta Gjikolli, eksperte e statistikave, ndërkaq, bëri prezantimin e Dev-Info sistemit të bazës së të dhënave, foli për aplikimin e tij në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe rëndësinë e aplikimit më të gjerë të tij në vend.
Ekspertë të agjencive të KB-ve dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, diskutuan në vijim gjerësisht rreth temave të ngritura dhe veçanërisht për raportin për përfshirjen sociale. Deputetët: Hydajet Hyseni, Zenun Pajaziti, Vjosa Osmani, Alma Lama, Idriz Vehapi u ndalën në çështje të ndryshme që pasqyron raporti duke e potencuar rëndësinë e pasqyrave të tilla, për hartimin e politikave nga institucionet vendore.
Në fjalën përmbyllëse të kësaj tryeze, kryetarja e grupit të femrave deputete në Kuvendin e Kosovës, Teuta Sahatqija, u ndal në përfshirjen e gjinisë femërore në institucionet shtetërore dhe në administratë, me çrast, krahas të arriturave në disa segmente, veçoi mungesën e grave në shumë funksione udhëheqëse.
Në një ceremoni të veçantë, ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Krasniqi dhe koordinatorja për zhvillim e KB-ve, Lubrani, ndanë mirënjohje për Deputetët Kampionë në Ndryshimin për Përfshirjen Sociale.