16 Janar 2025

Varfëria kërcënon gjysmën e popullsisë bullgare

Sofje, 14 janar - Sipas raportit të BE-së, të paraqitur para pak kohe në Bruksel, Bullgaria është ndër vendet ku popullsia kërcënohet masivisht me varfëri.

Raporti mbështetet në të dhënat e Eurostatit, i cili ka studiuar punësinë dhe gjendjen sociale në BE gjatë vitit 2012. Të dhënat tregojnë se rreth 50 për qind të bullgarëve kërcënohen me rrezikun e varfërisë.

Bullgaria zë vendin e 9-të mes vendeve ku papunësia është shumë e madhe – 12.5 për qind e popullsisë me aftësi pune.

Nga ana tjetër ne jemi në krye të klasifikimit të vendeve të cilat shënojnë pakësim të popullsisë të aftë për punë.

Kjo do të thotë se shumë bullgarë janë të shqetësuar se mund të gjejnë punë dhe ndërpresin kërkimin, duke shpresuar vetëm në ndihmat sociale.

Më shumë se një vit të papunët nuk mund të zënë vend pune. Këta përbëjnë 6 për qind të popullsisë.

Për nga treguesi i të papunëve Bullgaria është në vendin e 8-të në BE. Në krye janë Greqia dhe Spanja ku situata e papunësisë është mjaft shqetësuese.

Raporti thekson edhe numrin e madh të të rinjve bullgarë, të cilët nuk janë të punësuar, as bëjnë studime.

Sipas komisionarit evropian për çështjet sociale, z. Laslo Andor, 2012-ta ishte një vit i keq për sa u përket papunësisë së rritur dhe situatës së përkeqësuar sociale.

Ai vuri në dukje se në qoftë se vendet anëtare të BE-së nuk bëjnë reforma në tregjet e tyre të punës, si dhe në sistemet e tyre sociale, pritet edhe 2013-ta të jetë një vit i vështirë.

Para pak kohe Ministri Bullgar i Financave, Simeon Djankov, theksoi se sivjet luftimi i papunësisë do të jetë prioritet për qeverinë.

Shteti do të shpërndarë më shumë para për të papunët. Bëhet fjalë për 200 mijë bullgarë të cilët nuk mund të gjejnë punë më shumë se 2 vjet me radhë.

Në buxhetin e 2013-ës u ndanë rreth 36 mln euro për kualifikim dhe punësimin të të papunëve. Sipas Ministrit Bullgar të Çështjeve Sociale, z. Totju Mlladenov, këto para duhet të shtohen.

Sindikatat dhe punëdhënësit në vend janë pesimistë për efektin e këtyre masave. Luftimi i papunësisë nuk vijon të jetë prioritet vetëm i një viti, komentojnë ata.

Sipas Dhomës Bullgare të Bujqësisë çështja e papunësisë duhet të zgjidhet paralelisht me reformën e arsimit dhe me inkurajimin e produkteve më TVSH-ën më të lartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)