17 Nëntor 2024

Varfëria “i hap derën” prostitucionit në Kosovë

Prishtinë, 29 shtator - Femra të mitura kanë rënë pre e prostitucionit në Kosovë. Trafikantët, nisur nga gjendja e rëndë ekonomike po mashtrojnë vajzat e reja, duke i shfrytëzuar për qëllime prostitucioni.

Të dhënat nga policia tregojnë se vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë identifikuar 30 viktima të trafikimit, 25 prej tyre janë kosovare, 4 nga Shqipëria dhe një nga Rumania.

Sipas policisë, shumica e këtyre femrave janë të moshës 14 deri në 17 vjeçe. Edhe rrjeti i trafikantëve të prostitucionit është i shpërndarë, por numrin më të lartë të tyre e kanë ata nga Kosova.

Nga 106 personat e arrestuar, nën dyshimin se janë përfshi në vepra të tilla kriminale, 99 prej tyre janë kosovarë, 6 shqiptarë, si dhe një italian.

‘Zyrtarë të policisë kanë bërë të ditur se 40 persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në trafikim me njerëz, 29 për mundësim apo detyrim prostitucioni, 34 për marrje me prostitucion, si dhe tre persona për vepra të tjera penale\".

Policia bën të ditur se 21 raste për trafikim me njerëz janë dërguar në prokurori, 14 për mundësim, apo detyrim i prostitucionit, si dhe 13 për marrje me prostitucion.

/rrokum/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)