Valencia i ka kërkuar një hua qeverisë së Spanjës
Madrid, 31 gusht - Rajoni autonom i Valencias i ka kërkuar Madridit 5.5 miliardë dollarë si ndihmë financiare, kurse dy ditë më parë 6 miliardë dollarë ka kërkuar Katalonja fqinje.
Analistët në BE besojnë se supozimet mbi atë, se gjithë Spanjës do ti duhet ndihmë suplementare financiare nga eurozona, po konfirmohen.
Në qershor vendet e eurozonës kanë miratuar një kredi prej rreth 125 miliardë dollarë për Spanjën.