Vaji dhe mjalti mund të nxjerrin Greqinë nga kriza
Athinë, 24 maj Proodhimi i vajit dhe i mjaltit mund të ndikojë mirë mbi përpjekjet e Greqisë për daljen nga recesioni shumëvjeçar, sipas një analize të agjencisë Bloomberg.
Raporti tregon se, ulja e regjistruar e eksportit grek për vitin e kaluar mund të kompensohet me eksport jashtë shtetit të ushqimeve të përpunuara. Në ndryshim me uljen e përgjithshme, të regjistruar gjatë vitit 2013, vendi shënon një vëllim prej 3,5% të eksportit të produkteve agrare.
Prodhuesit grek të mallrave tradicionale gjithnjë e më shumë orientohen drejt eksportit të prodhimit të vet. Dalja nga kriza deri në një shkallë të madhe varet nga propozimi i suksesshëm të mallrave më të mira greke jashtë kufirit.