Ushtria hollandeze shkurton 10 000 vende pune
Amsterdam, 20 nëntor - Ushtria holandeze në kuadër të masave të kursimit të qeverisë do të shkurtojë 10 000 vende pune.
Për shkak të gjendjes financiare janë të pashmangshme shkurtimet në të gjithë sektorët duke përfshirë edhe administratën dhe njësitë operative, deklaroi Ministri i Mbrojtjes Hans Hillen.
Qeveria e re e koalicionit planifikon deri në vitin 2015 kursime në buxhet në shumën prej 18 miliardë eurove.
Ministria e Mbrojtjes vetëm për vitin e ardhshëm llogarit shkurtime prej 200 milionë eurosh.