16 Nëntor 2024

Ushtria e Serbisë dëmshpërblen kompaninë Buçaj me 265 mijë euro

Beograd, 8 qershor - Buçaj e ka paditur shtetin e Serbisë në maj 2004, duke kërkuar dëmshpërblim për mallin ushqimor të cilin Ushtria e Serbisë ia kishte vjedhur.

Ushtria e Serbisë do të duhet ta dëmshpërblejë kompaninë kosovare Buçaj me 265 mijë euro (32 milionë dinarë), për shkak se i ka vjedhur magazinat e saja me produkte ushqimore në qershor të vitit 1999.

Buçaj e ka paditur shtetin e Serbisë në maj 2004, duke kërkuar dëmshpërblim për mallin ushqimor të cilin Ushtria e Serbisë ia kishte marrë në qendrën “Boro dhe Ramizi” në Prishtinë, pasi Gjykata Serbe e kishte trajtuar këtë akt si “plaçkë lufte”, njofton gazeta beogradase Blic, transmeton Klan Kosova.

Eshte interesante se kompaninë Buçaj në këtë proces gjyqësor e ka përfaqësuar një avokat serb nga Nishi, i cili dikur edhe vetë kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë së Jugosllavisë. /

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)