06 Nëntor 2024

Ushtria e Kosovës siguri e madhe për investitorët

Ferizaj, 14 dhjetor - Promovimi i prodhimeve vendore ka vazhduar në qendrën tragtare Plus Center në Ferizaj, organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se nga sot jo vetëm ky biznes, por të gjitha bizneset e Kosovës e ato të huajat që janë e do vijnë në vendin tonë janë edhe më të sigurta, pasi tashmë kemi edhe Ushtrinë e Kosovës.

"Ushtria e Kosovës, nga sot do të jetë siguri edhe më e madhe për investitorët dhe se tash investitorët do të jenë edhe më të sigurtë", tha Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se  kjo qendër ishte thuajse e vetmja në vend që u zhvillua si është më miri pa produkte serbe.

Ai shtoi se qytetarët duhet konsumuar edhe më shumë prodhime vendi, ku pas vënies së taksës ka pasur rritje të prodhintarisë  vendore 25 për qind, punësim e zhvillim.

AKB po vazhdon “Javët e  Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?  Tash 16 vjet dhe nuk do të ndalemi.

Zëvendës ministresha e Tregtisë e Industrisë, Arbreshë Krasniqi, tha se pas masava ndaj produkteve serbe nga ne, prodhimtaria vendore ka nisur të zhvillohet edhe më fuqishëm. Ai kërkoi konsum të prodhimeve vendore e të cilat janë më cilësore se ato të importuara.

Amabasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, tha se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë e Kosovës kanë shënuar rritje dhe duhet që tashmë edhe më shumë të ketë prodhime shqiptare andej e këndej. Vetëm duke kosnumuar prodhime shqiptare mund të zhvillohemi edhe më shumë.

Sylejman Neziri, pronar i Qendrës Tregtare  Plus Center falënderoi institucionet për marrjen e vendimit ndaj prodhimeve serbe 100 për qind. Ai tregoi se marketi i tij ishte dhe do të mbetet ndër marketet kryesore të produkteve vendore.  Sipas tij produktet serbe asnjëherë nuk i kanë pasur në shitje.

Drejtori i Zhvillit Ekonomik në Komunën e Ferizajt Zekir Bytyqi, tha se përkrahja ndaj bizneseve ka rolë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, fuqizimin e rritën e prodhimtarisë vendore.

"Ne si komunë, kemi përkrahur gjithnjë dhe do të vazhdojmë  mbështetjen edhe në të ardhmen të prodhuesve vendor që të fuqizojmë e krijojmë edhe më shumë vende të reja pune, e cila tashmë pas vënies së taksës nga institucionet veq se ka ndodhur", tha Bytyqi.

Ai bëri thirrje jo vetëm ferizajasëve, por gjithë qytetarëve shqipëtarë për konsum tw produjetve vendore me qwllim ttw zhvillohemi edhe mw shumw si vend.

F wshtw qendwr e zhvill ek ku tanimw ka edhe vende tw lira pune nw shumw kompani qw kwrkojwn puntor tw profileve tw caktuara.

Lumnije Ajdini menaxhere e përgjithshme e AKB-së prezantoi produktet vendore që po  ekspozohn sot. Ajo bëri thirrje për konsum të prodhimeve vendore, ku me konsumimin e tyre rriten prodhuesit e Kosvës si rezultat do të hapen vende të reja pune që do ndikojnë në  zhvillimin ekonmik të gjithëmbarshëm të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)