Ushqimi në Gjermani shtrenjtohet për 40 për qind
Berlin, 14 maj - Çmimi ushqimit në Gjermani në mënyrë drastike është rritur gjatë muajve të fundit, me ç'rast shtrenjtimet e disa artikujve të caktuar tejkalon 40 për qind, tregojnë hulumtimet më të reja.
Servisi informativ me emrin Tregues i çmimeve, tregoi se çmimet e ushqimit në Gjermani në muajin maj mesatarisht janë rritur për shtatë për qind në krahasim me muajin e kaluar
Krahasimi është bërë në bazë të çmimeve të shportës klasike konsumatore, e cila përmban 49 prodhime të blera në njërën prej shitoreve.