USAID shpreh gatishmërinë që ta vazhdojë mbështetjen e projekteve
Prishtinë, 6 mars - Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka pritur në takim drejtoreshën e misionit USAID në Kosovë, Lisa Magno dhe stafin përcjellës.
Ministrja Hajdari ka theksuar se USAID-i është njëri nga partnerët që do ta ndihmojë Kosovën në fushat të rëndësishme, atë të energjisë dhe të bërit biznes.
Ministrja ka vlerësuar mbështetjen e USAID-it që i ka dhënë Kosovës dhe po vazhdon t’ia japë, duke vlerësuar se bashkëpunimi do të thellohet.
Ndërsa Magno uroj ministren për detyrën e re, duke i shprehur gatishmëri që ta vazhdojë mbështetjen për vazhdimin e mëtutjeshme të projekteve.