USAID përuron projektet në Pejë dhe Prizren
Prishtinë, 23 nëntor - Zyrtarë të USAID-it do të përurojë projektet e mbështetura nga USAID-i në Pejë dhe Prizren.
Ceremonitë zyrtare të caktuara për sot përfshijnë hapjën e linjës përcjellëse të ujit në fshatin Nakël, Pejë dhe përurimin e aneksit të shkollës Motrat Qiriazi, në Prizren.
Këto dy projekte që do të përurohen janë pjesë e programit të USAID-it.
Infrastruktura e vogël për ujë i cili punon me ndërrmarjet regjionale të ujit për ti adresuar disa nga pengesat në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve në katër komunat ku ky projekt vepron, dhe Infrastruktura e Vogël për Arsim i cili në bashkëpunim me Drejtoritë e Arsimit në komuna ndihmon në tejkalimin e pengesave infrastrukturore që ndikojnë në cilësinë e arsimit.