05 Nëntor 2024

USAID nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me 14 komuna të Kosovës

Prishtinë, 24 korrik - Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të nënshkruajë Memorandumi Mirëkuptimi (MOU) me 14 komuna të Kosovës. 

USAID-i përmes Aktivitetit Qeverisja Efektive Lokale bashkëpunon me katërmbëdhjetë komuna të Kosovës për të forcuar operacionet dhe përfshirjen e qytetarëve në qeverisjen komunale në komunat me komunitete jo-shumicë në Kosovë dhe për të rritur bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndër-etnik midis komuniteteve shumicë dhe pakice dhe qeverisjes përkatëse lokale në 14 komuna.

Komunat partnere përfshijnë Kllokot, Novobërdë, Zubin Potok, Leposaviq, Mitrovica Veriore, Zveqan, Obiliq, Istog, Klinë, Dragash, Shtrpce, Gracanice, Partesh, dhe Ranillug;

Aktiviteti ka një qasje gjithëpërfshirëse drejt integrimit të komuniteteve minoritare në institucionet dhe shoqërinë kosovare duke bashkëpunuar me komunat dhe grupet e komunitetit me qëllim përmirësimin e shërbimeve komunale dhe forcimin e kërkesës së qytetarëve.

Aktiviteti i ri do të bashkëpunojë si me nivelin qendrorë ashtu dhe me atë lokal të qeverisjes, me një qëllim të përgjithshëm për të ndërtuar kapacitetet e institucioneve, për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve dhe integrimin më të mirë të komunave serbe të Kosovës në sistemin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)