04 Maj 2024

USAID ndihmon zhvillimin lokal të bizneseve në Veri

Prishtinë, 18 mars - Sot, Gregory Olson, Zyrtari i Sektorit Privat të USAID-it vizitoi Lesak Kom dhe përuroi pajisjet që janë sjellë së fundmi tek ky prodhues mishi në Leposaviq. 

Pajisjet e reja të dorëzuara tek Lesak Kom sipas Olson, janë pjesë e Programit të USAID-it për Nismën e Ndryshimeve Pozitive i cili siguron grante me qëllim të krijimit të vendeve të punës dhe ngritjen e të hyrave për popullatën jo-shumicë të Kosovës. 

Ai ka theksuar se dhurimi për Lesak Kom është një grant  i pajisjeve për përpunimin e mishit për prodhimin e suxhukut dhe hot dogëve, në vlerë prej 80,000 euro apo 109,500 dollar.

Pranuesi i grantit siguroi 26,700 euor apo 36,500 dollar si pjesëmarrje të tij në kosto. 

"Granti do të ngritë nivelin e prodhimit të kompanisë, paraqes produkte të reja, dhe të eliminojë  pengesat në prodhim dhe të sigurojë mundësi për futjen në përdorim të standardeve HACCP", ka deklaruar Olson.

Si rezultat i drejtpërdrejtë, kompania do të punësojë 11 (njëmbëdhjetë) punëtorë të rinj nga komuniteti lokal.

Lesak Kom është themeluar në vitin 2004 si një kompani tregtare me vetëm dy punëtorë. Sot, Lesak Kom është një ndër kompanitë më të mëdha të përpunuesve të mishit në Kosovën veriore, me më shumë se 14 punëtorë, duke ofruar 24 produkte të ndryshme në tregun e Kosovës veriore.

Programi i USAID-it për Nismën e Ndryshimeve Pozitive në Kosovë ka një qëllim të përgjithshëm në ngritjen e stabilitetit në Kosovë duke ngritur besimin në komunitetet jo-shumicë dhe ngritjen e rolit të tyre si qytetarë.

Ky është program i zhvillimit të komunitetit duke siguruar asistencë për komunitetet jo-shumicë në tri fusha kryesore: liria e lëvizjes, siguria ekonomike, dhe cilësia e jetesës.

Deri tani, Programi ka siguruara rreth $500,000 në grante për tetë kompani lokale ku katër prej tyre janë të vendosura në pjesën veriore të Kosovës.  Janë krijuar tetëdhjetë e nëntë vende pune me orar të plotë dhe 42 vende pune sezonale si rezultat i këtyre partneriteteve në mes të USAID-it dhe kompanive lokale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)