USAID ndihmon në përmirësimi i praktikave buxhetore

Prishtinë, 25 prill - Ministria e Financave me mbështetjen e projektit të USAID-it Iniciativa për Rritje dhe Stabilitet Fiskal (GFIS), kanë organizuar konferencën për praktikat e komunave në aplikimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale, si qasje e përmirësuar në përpilimin e buxhetit.
Në këtë konferencë u prezantuan gjetjet kryesore dhe praktikat e komunave në hartimin e dokumentit afatmesëm buxhetor 2013 2015 dhe rekomandimet për të ardhmen.
Konferenca kishte për qëllim të shërbejë në përmirësimin e praktikave buxhetore për ciklin 2014 2016, si një mundësi për vazhdimin e reformave të orientuara drejt përmirësimit dhe forcimit të qasjes së Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale (KAB Komunale) gjatë ciklit të ardhshëm të zhvillimit të buxhetit 2014 2016.
Konferenca gjithashtu shërbeu si forum për përmirësimin e planit buxhetor komunal në mes të nivelit qendror dhe atij komunal të qeverisjes.
Objektivat që u prezantuan në këtë konferencë ishin bazuar në gjetjet nga cikli buxhetor 2013 2015 si dhe rekomandimet për përmirësimet tutje në ciklin buxhetor (2014 2016), si dhe zhvillimi i diskutimit ndërmjet palëve, qeverisë qendrore dhe lokale për vazhdimin e reformave të orientuara drejt forcimit të praktikave komunale në zbatimin e qasjes së Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale (KAB Komunale).
Koncepti zhvillimor për planifikimin shumëvjeçar të investimeve kapitale nga autoritetet komunale të shërbejë si parametër në kontekst të avancimit të komunikimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal gjatë procesit buxhetor, duke përfshirë edhe ministritë e linjës dhe donatorët potencial në konceptin e financimit dhe bashkëfinancimit të projekteve kapitale, tha kryesuesi i kësaj konferencë , drejtori i Departamentit të Buxhetit Komunal në Ministrinë e Financave, Petrit Popova.
Në këtë konferencë murrën pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Financave, përfaqësuesit e USAID-it , përfaqësues të organizatave buxhetore komunale dhe atyre qendrore.