19 Nëntor 2024

USAID ndanë grant për Odën Ekonomike Amerikane

Prishtinë, Kosovë, 10 dhjetor - Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (Qendra ZAK) e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë është përfituese e një Granti Fiks nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) në shumën prej 149,916.00 dollarë.

Granti i dhënë do të ndihmojë ngritjen e kapaciteteve të Qendrës ZAK të Odës Amerikane për të ofruar shërbime të arbitrazhit. Granti është bërë në kuadër të iniciativës USAID Forward, që ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të vendit partner për të përmirësuar efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit të drejtësisë, duke rritur përdorimin e sistemeve të besueshme dhe institucioneve përkatëse të atij vendi partner.


Qendra ZAK e Odës Amerikane ofron shërbime të arbitrazhit dhe ndërmjetësimit që nga viti 2011 dhe ka arritur rezultate të mira deri më tani, me një numër në rritje të kompanive vendase dhe të huaja të cilat janë duke përdorur klauzolat dhe shërbimet e saj të arbitrazhit.


Granti USAID Forward synon të ndihmojë Qendrën ZAK të Odës Amerikane të ndërtojë kapacitetet e nevojshme për ofrimin e shërbimeve efikase dhe profesionale për zgjidhjen e kontesteve, ashtu që të jetë e gatshme që të përmbushë nevojat e biznesit vendas dhe të huaj.

Komponentët e grantit përfshijnë: Trajnime në fushën e arbitrazhit për arbitrat që aktualisht shërbejnë në listën e arbitrave, arbitrave të ardhshëm, avokatëve, dhe përfaqësuesve ligjor të kompanive; takimet dhe bashkëpunimet me komunitetin e biznesit – bashkëpunimi me bizneset për të kuptuar më mirë arbitrazhin dhe për të shfrytëzuar përparësitë e tij; si dhe zhvillimi i kapaciteteve të brendshme për menaxhimin profesional të rasteve.


Qendra ZAK e Odës Amerikane beson fuqishëm se mbështetja nga USAID në promovimin e arbitrazhit, dhe përkushtimi i Qendrës ZAK të Odës Amerikane për t\'u bërë adresa kryesore për zgjidhjen profesionale të kontesteve, do të ketë një efekt të rëndësishëm në përmirësimin e mjedisit afarist në Kosovë dhe sigurisë ligjore për bizneset që hyjnë në transaksione të ndryshme.

Arbitrazhi është metodë e preferuar për zgjidhjen e kontesteve të biznesit dhe ofron më shumë përparësi  karshi formave të tjera të zgjidhjes së kontesteve, siç është rasti me gjykatat, duke përfshirë: profesionalizmin dhe parashikueshmërinë në marrjen e vendimeve për kontestet, zgjidhje më të shpejtë të rastit, proces më pak të kushtueshëm, përmbarimin më i lehtë dhe natyrë përfundimtare të vendimeve të arbitrazhit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)