18 Nëntor 2024

USAID investon për të siguruar përmirësim të mjedisit afarist

Prishtinë, 28 maj - "E ardhmja e ekonomisë së Kosovës është këtu, në këtë tryezë. Ju që krijoni vende pune dhe ofroni mallra e shërbime bashkëqytetarëve tuaj, jeni arsyeja pse USAID-i po investon aq shumë për të siguruar përmirësim të vazhdueshëm të mjedisit afarist dhe të sundimit të ligjit"- tha Maureen A. Shauket, drejtore e misionit të USAID në Kosovë.

Gjatë tryezës së rrumbullakët me temë "Qite n'letër" diskutimet u fokusuan në kontratat e negociuara, të kuptuara dhe të shkruara të cilat shpjegojnë, përkufizojnë dhe rregullojnë transaksionet.

Përveç kësaj iu kushtua mjaft kohë edhe shpjegimit të opsioneve në dispozicion për zgjidhjen alternative të kontesteve - ndërmjetësimi dhe arbitrazhi, dhe zhvillimet në procedurat e përmbarimit të aktgjykimeve.

Oda Ekonomike Amerikane falenderoj dhe cmoj lartë mbështetjen e vazhdueshme të USAID ndaj sektorit privat, si motor i zhvillimit ekonomik në vend.

"USAID solli inovacion duke themeluar dhe përkrahur në mënyrë të vazhdueshme Qendër për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve të Odës Amerikane, duke bërë kështu të dallohemi nga Odat Amerikane të rajonit. Duke marre parasysh procedurat e gjata dhe joefektive të gjykatave, me ndihmën e USAID, Qendra ZAK ofron mundësinë e zgjidhjes së kontesteve përmes arbitrazhit dhe ndërmjetësimit si forma jo vetëm më të shpejta dhe efektive por mundësi e shkëlqyeshme për fuqizimin e zbatimit të kontratave dhe sundimit të ligjit" - u shpreh Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike n- Kosovë gjatë tryezës Qite në Letër.

USAID-i i është zotuar përkrahjes së sundimit të ligjit dhe rritjes ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës. USAID-i punon në përkrahje të gjykatave, mekanizmave për zgjidhje alternative të kontesteve, dhe për zhvillimin e mëtejmë të infrastrukturës ligjore. Por USAID-i e din se ndonjëherë informatat rreth këtyre ndryshimeve arrijnë ngadalë. Punëtoritë si kjo synojnë përditësimin e informatave për bizneset me qëllim të shmangies më të lehtë të problemeve e zakonshme në praktikën e kontratave.

Sundimi i ligjit është i rëndësishëm për rritjen ekonomike:  pa përmbarim të ligjit, është vështirë të drejtohet biznesi.  "Por motori i vërtetë i rritjes është gjithmonë sektori privat - e në veçanti ndërmarrjet e vogla dhe të mesme" - tha Maureen A. Shauket, drejtore e misionit të USAID në Kosovë.

Praktikat e biznesit modern mund të karakterizohen si praktika të rrënjosura thellë në "kulturën e kontratave".

Transformimi i praktikave të transaksioneve në Kosovë në përdorimin e kontratave me shkrim të negociuara mirë, është komponenti kryesor i rritjes ekonomike dhe i sigurimit se bizneset e Kosovës futen në punë me partnerët me pozicione të barabarta.

Programi i USAID-it për përmbarim dhe legjislacion komercial po mban një varg punëtorish dhe tryezash të rrumbullakëta me bizneset për të përmirësuar aftësitë në transaksione afariste, si pjesë e edukimit intensiv publik dhe informimit të bizneseve, me qëllim që t'i sjellë bizneset në vijë me praktikën ndërkombëtare.

Komuniteti afarist përfiton nga pjesëmarrja nëpër punëtori interaktive me grupe të vogla dhe përfiton aftësi në lidhje me transaksionet, njohuri rreth ZAK, dhe njoftohet me përmirësimet në sistemin e përmbarimit të a

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)