19 Nëntor 2024

USAID-i përuron qerdhen e fëmijëve në Istog

Prishtinë, 17 janar - Drejtoresha e USAID-it Maureen A. Shauket, e shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova, do të bëjnë përurimin e qerdhes së sapondërtuar të fëmijëve.

Ndërtimi i kësaj qerdheje ishte aktiviteti i parë i nismës “Qeveria Qeverisë” (G2G) në kuadër të Marrëveshjes së Shumës Fikse për Rimbursim (MSHFR), të nënshkruar në shtator të vitit 2012 në mes të USAID-it dhe Komunës së Istogut.

Aktivitetet e “Qeveria Qeverisë” shënojnë një kthesë në procesin e punës së Misionit të USAID-it në Kosovë , ku tani janë Institucionet e Kosovës ato të cilat kontraktohen drejtpërdrejt si partnerë në implementim. 

Në bazë të Marrëveshjes së lartpërmendur, Misioni i USAID-it në Kosovë ka kontraktuar ndërtimin e kësaj qerdheje. Komuna ka përfituar nga asistenca teknike dhe menaxhuese gjatë prokurimit dhe ndërtimit si dhe nga proceset ambijentale në kuadër të projektit të qerdhes, përvojë kjo e cila do t’i forcoj kapacitetet e Komunës për t’u ofruar shërbime më të mira qytetarëve.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)