USAID-i lidh partneritet me organizatat e shoqërisë civile
Prishtinë, 30 shtator - Agjencioni për Zhvillim Ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara (USAID) përmes programit Avancojmë Kosovën së Bashku - Zgjidhje Vendore (AKT-LS) finalizoi marrëveshjet me njëmbëdhjetë (11) organizata të shoqërisë civile (OSHC).
Këto organizata të cilat janë me bazë në Kosovë do të zhvillojnë aktivitete për përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të komuniteteve shumicë dhe atyre pakicë si dhe për ngritjen e efikasitetit të komunave të shënjestruara, duke përfshirë organizimin e ngjarjeve kulturore multietnike, mbështetjen e bizneseve shumicë dhe atyre pakicë përmes asistencës së drejtpërdrejt teknike, si dhe rritjen e komunikimit, bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes së të rinjëve dhe grave në iniciativa të ndryshme.
Këto aktivitete do të mbulojnë drejtpërdrejt 16 komuna partnere të AKT-LS: Graçanicën, Kllokotin, Parteshin, Ranillugun, Novobërdën, dhe Shtërpcën, Obiliqin, Gjilanin, Istogun, Klinën, Pejën dhe Vushtrrinë, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin.
OSHC-të përfituese janë:
Tourism Organization Gracanica (TOG) Gracanicë
European Center for Minority Issues (ECMI) Prishtinë
TV Network (TV Mreza), Gracanicë
Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC), Mitrovicë e Veriut
Business Support Center Kosovo (BSCK), Prishtinë
Network of Peace Movement (NOPM), Kamenicë
NGO Çohu, Prishtinë
Regional Environmental Center (REC), Prishtinë
Riinvest, Prishtinë
Prishtina Institute for Political Studies (PIPS) Prishtinë, dhe
The Centre for Social Affirmation of Youth (CSAY) Ranillug
Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ofron asistencë ekonomike dhe humanitare anembanë botës për më shumë se 50 vjet.