03 Maj 2024

USAID-i ka investuar mbi 640 milionë dollarë në Kosovë

Prishtinë, 9 mars - Azza El-Abd ka treguar se nga viti 1999 USAID-i ka investuar mbi 640 milionë dollarë në Kosovë, të cilët janë përdorur për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të Kosovë.

Me historinë dhe kulturën e saj të pasur, traditën e gjatë, bukurinë natyrore dhe njerëzit e ngrohtë dhe mikpritës, Kosova ka shumë për të ofruar.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Epoka e re” ushtruesja e detyrës së drejtorit të misionit të USAID-it, Azza El-Abd. Ajo ka treguar se që nga viti 1999 USAID-i ka investuar mbi 640 milionë dollarë në Kosovë, të cilët janë përdorur për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Ajo ka treguar se USAID-i ka bërë partneritet me Kosovën për të ndihmuar shumë aspekte në zhvillimin e vendit. Fokusi ynë në fillim ka qenë themelimi i institucioneve kyçe të qeverisë, asistimi në hartimin e Kushtetutës së Kosovës.

"Kemi ndihmuar në themelimin e Bankës Qendrore, Trustin e Kursimeve Pensionale në Kosovë dhe Administratën Tatimore."

USAID-i përkrah dhënien e përmirësuar të drejtësisë për të gjithë qytetarët dhe vazhdon të punojë me drejtësinë kosovare për t’i bërë gjykatat më efikase, të qasshme, dhe transparente. Ne duhet të ndërtojmë besim në gjykata në mënyrë që njerëzit në Kosovë dhe investitorët potencialë të dinë se të drejtat e tyre janë të mbrojtura.

“Që nga viti 1999 USAID-i ka investuar mbi 640 milionë dollarë amerikanë në Kosovë”, ka theksuar ajo.

Duke shtuar se Kosova me historinë dhe kulturën e saj të pasur, traditën e gjatë, bukurinë natyrore dhe njerëzit e ngrohtë dhe mikpritës, ofron shumë për turistët.

“Ndërtimi i kombit është punë e vështirë, mirëpo njerëzit e mirë të Kosovës mund të transformojnë këtë komb në një vend modern dhe të suksesshëm me një të ardhme të ndritshme evropiane. Ne jemi krenarë që jemi partnerët tuaj në përpjekjet tuaja për të realizuar këtë të ardhme”, ka deklaruar ajo për gazetën Epoka e Re.

Sipas saj objektivat kryesore mbesin në ndihmën për t’i ndërtuar institucionet e qeverisë dhe shoqërisë së Kosovës, inkurajimi i procesit demokratik, që përfshinë të gjithë qytetarët e vendit, për të siguruar se shoqëria dhe qeveria janë vendosmërisht të përkushtuara në sundimin e ligjit dhe promovimin e zhvillimit ekonomik.

"USAID-i është duke zbatuar projekte të përqendruara në ngritjen e zhvillimit ekonomik të udhëhequr nga sektori privat. Dy iniciativa të reja janë lëshuar kohët e fundit; një e përqendruar në përmirësimin e ambientit mundësues për biznese, për të thënë më thjesht, efektshmëria e proceseve në mënyrë që të bëhet më e lehtë që të bëhet biznes në Kosovë", ka theksuar ajo.

USAID sapo ka lëshuar programin Mundësitë e Reja për Bujqësi, me qëllim të rritjes së prodhimit bujqësor të Kosovës, eksporteve dhe të hyrave rurale.

Gazeta Epoka e RE

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)