USAID-i inauguron dy projekte në Komunën e Istogut
Prishtinë, 21 qershor - Sot Drejtori i Zyres për Demokratizim pranë USAID-it Tanya Urquietta do të inaugurojë në Istog projekte të financuara nga USAID-i.
Nga ora 10:15 do te bëhët inaugurimi i projektit të renovimit të Sallës së Kuvendit, ku do të marrin pjesë dhe Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova dhe Kryetari i Kuvendit Komunal Demë Çeta
Ndërsa nga ora 11:00 bëhët inaugurimi i renovimit të ndërtesës së Gjykatës në Istog, ku do të marrin pjesë Ambasadori i Norvegjisë Jan Brattu dhe Zëvendës Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Muharrem Shala.
USAID-i, në emër të popullit amerikan, ka implementuar disa projekte në Komunën e Istogut.
Më saktësisht, përmes Iniciativës për Komuna Demokratike dhe Efektive të USAID-it dhe Programit për Sundimin Efektiv të Ligjit të USAID-it janë financuar projekte që përmirësojnë transparencën e institucioneve në dobi të qytetarëve të kësaj komune.