18 Nëntor 2024

USAID-i i është zotuar rritjes ekonomike për të gjithë qytetarët

Prishtinë, 29 prill - "E ardhmja e ekonomisë së Kosovës është këtu, në këtë tryezë. Ju që krijoni vende pune dhe ofroni mallra e shërbime bashkëqytetarëve tuaj, jeni arsyeja pse USAID-i po investon aq shumë për të siguruar përmirësim të vazhdueshëm të mjedisit afarist dhe të sundimit të ligjit" - tha David Greer drejtori i programit të USAID përmbarim dhe legjislacion komercial, gjatë tryezës me temë "Qite n'letër" të organizuar nga Programi i USAID-it për përmbarim dhe legjislacion komercial për komunitetin e bizneseve.

Ambasadorja e ShBA-së në Republikën e Kosovës, shkëlqesia e saj znj. Tracey Ann Jacobson, theksoi se "Takimi i sotëm shënjon 15 vjetorin e USAID-it por shënjon edhe një fillim tjetër:  fillimin e bashkëpunimit shumë të ngushtë të të gjithë neve drejt arritjes së synimeve të përbashkëta: mundësi dhe prosperitet më të madh për të gjithë".

Gjatë tryezës së rrumbullakët me temë "Qite n'letër" diskutimet u fokusuan në kontratat e negociuara, të kuptuara dhe të shkruara të cilat shpjegojnë, përkufizojnë dhe rregullojnë transaksionet.

Përveç kësaj iu kushtua mjaft kohë edhe shpjegimit të opsioneve në dispozicion për zgjidhjen alternative të kontesteve - ndërmjetësimi dhe arbitrazhi, dhe zhvillimet në procedurat e përmbarimit të aktgjykimeve.

USAID-i i është zotuar përkrahjes së sundimit të ligjit dhe rritjes ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës. USAID-i punon në përkrahje të gjykatave, mekanizmave për zgjidhje alternative të kontesteve, dhe për zhvillimin e mëtejmë të infrastrukturës ligjore.

Por USAID-i e din se ndonjëherë informatat rreth këtyre ndryshimeve arrijnë ngadalë. Punëtoritë si kjo synojnë përditësimin e informatave për bizneset me qëllim të shmangies më të lehtë të problemeve e zakonshme në praktikën e kontratave.

Sundimi i ligjit është i rëndësishëm për rritjen ekonomike:  pa përmbarim të ligjit, është vështirë të drejtohet biznesi. 

"Por motori i vërtetë i rritjes është gjithmonë sektori privat - e në veçanti ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ose NVM-të.  E ardhmja e ekonomisë së Kosovë është këtu rreth kësaj tryeze" - tha David Greer drejtori i programit të USAID përmbarim dhe legjislacion komercial.

Praktikat e biznesit modern mund të karakterizohen si praktika të rrënjosura thellë në "kulturën e kontratave".

Transformimi i praktikave të transaksioneve në Kosovë në përdorimin e kontratave me shkrim të negociuara mirë, është komponenti kryesor i rritjes ekonomike dhe i sigurimit se bizneset e Kosovës futen në punë me partnerët me pozicione të barabarta.

Programi i USAID-it për përmbarim dhe legjislacion komercial po mban një varg punëtorish dhe tryezash të rrumbullakëta me bizneset për të përmirësuar aftësitë në transaksione afariste, si pjesë e edukimit intensiv publik dhe informimit të bizneseve, me qëllim që t'i sjellë bizneset në vijë me praktikën ndërkombëtare.

Komuniteti afarist përfiton nga pjesëmarrja nëpër punëtori interaktive me grupe të vogla dhe përfiton aftësi në lidhje me transaksionet, njohuri rreth ZAK, dhe njoftohet me përmirësimet në sistemin e përmbarimit të aktgjykimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)