USAID-i do të vazhdojë të investojë në veri të Kosovës
Prishtinë, 9 shkurt - Zyrtari i lartë në sektorin politik dhe ekonomik në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Alfred Bol ka thënë sot në veri të Mitrovicës se nuk ekzistojnë barriera për realizimin e projekteve në këtë pjesë të Kosovës.
Ai tha se USAID-i do të vazhdojë të investojë nëse ekzistojnë projekte kualitative të cilat vërtetë meritojnë të realizohen.
Kohë më parë USAID kishte problem në inaugurimin e një parku në pjesën veriore, pasi kundër investimeve kishin protestuar pjesëtarët e organizatave paralele dhe ekstremiste serbe.