USAID-i do të Prezentojë Shpërblime për Komuna
Prishtinë, 4 maj - Jose Garzon, ushtrues detyre i Drejtorit të USAID-it do të prezentojë shpërblime katërmbëdhjetë komunave për iniciativat e realizuara në përmirësimin e punës së tyre.
Granti që arrin shumën prej 580,000 dollarëve amerikan do të prezentohet.
Shpërblimet janë pjesë e Iniciativës së USAID-it për Komuna Efektive.
Ato prezentohen për të përkrahur komunat për punën e tyre në dy kategori: Aplikimi i Teknikave Inovative të Menaxhmentit, Menaxhimi i Shkëlqyer i Shërbimeve Komunale dhe ngritjen e të hyrave Vetanake.
Iniciativa e USAIDit për Komuna Efektive është një aktivitet 3 vjecar për të përkrahur reformën e qeverisjes lokale në Kosovë.