USAID i dhuron Kllokotit çelësat e automjetit për mbeturina
Prishtinë, 20 korrik - Drejtoresha e Misionit të USAID-it, Zonja Patricia Rajder do tia dorëzoj Kryetarit të Komunës së Kllokotit çelësat e automjetit për mbledhjen e mbeturinave. Ceremonia është caktuar për ditën
Blerja e automjeteve të mbeturinave është pjesë e Iniciativës për Komuna Efektive të USAID-it (IKE), aktivitet tri vjecar i disejnuar për të forcuar legjitimitetin e qeverive komunale përmes përmirësimit të performancës së tyre në ofrimin e shërbimeve, përfshirjes së qytetarëve në demokracinë lokale dhe duke iu përgjegjur nevojave të qytetarëve.
Përmes përpjekjeve të qytetarëve gjatë punës me zyrtarë komunal, janë identifikuar prioritetet me crast Qeveria Amerikane ka siguruar burime për të përmbushur disa nga këto prioritete.
Drejtoreshës së USAID-it në këtë ceremoni do ti bashkohen Kryetari i Komunës së Kllokotit Sasa Mirkovic, Kryesuesi i Kuvendit Komunal zotëri Zarko Dejanovic dhe anëtarë të publikut.
Pjesëtarë të mediave janë të ftuar për ta mbuluar ceremoninë e cila fillon në ora 13:00 në ndërtesën e Komunës së Kllokotit.