18 Nëntor 2024

USAID feston sukseset e programit të infrastrukturës

Prishtinë, 15 gusht  – Drejtoresha për Demokraci dhe Qeverisje pranë USAID-it, Sara Buchanan, do t’i bashkangjitet kryetarit të Komunës së Pejës Z. Gazmend Muhaxheri, përfaqësuesve të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim dhe kompanive rajonale të ujësjellësit, për të festuar përmbylljen e programit gjashtëvjeçar të Infrastrukturës së Vogël për Ujë dhe Kanalizim në Kosovë. 

Nga viti 2008, programi i Infrastrukturës së Vogël për Ujë dhe Kanalizim i USAID-it ka punuar në partneritet me qeveritë komunale dhe kompanitë rajonale të ujësjellësit për të instaluar, rehabilituar, zgjëruar dhe përmirësuar sistemet e furnizimit me ujë në shtatë komuna ne veri dhe jug të Kosovës.

Me fonde shtesë nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Qeveria e Kosovës, autoritetet komunale dhe kompanitë e ujësjellësit, programi solli përmirësim të sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimit për më shumë se 60 komunitete në komunat e Pejës, Drenasit, Lipjanit, Malishevës, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ofron asistencë ekonomike dhe humanitare anembanë botës për më shumë se 50 vjet. Këtë vit USAID-i shënon 15-vjetorin e partneritetit për ndryshime pozitive në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)