USAID do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën
Prishtinë, 10 nëntor - Kryeministri Haradinaj shprehu mirënjohje për përkrahjen dhe angazhimin e USAID-it në Kosovë, duke theksuar përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.
Në veçanti, kryeministri Haradinaj e falënderoi z. Hope për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të USAID-it drejt rritjes dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë, dhe krijimin e nje ambienti sa më të mirë për të bërit biznes, si rezultat i të cilit Kosova shënoi progres duke u renditur në pozitën e 40-të, sipas Raportit të Bankës Botërore për të Bërit Biznes 2018.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e njoftoi z. Hope për përkushtimin e qeverisë në zbatimin e prioriteteve, në veçanti për zhvillimin ekonomik, duke kërkuar përkrahjen e mëtejme të USAID-it në realizimin e këtyre prioriteteve.
Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, vlerësoi të arriturat e deritashme, duke shprehur gatishmërinë e USAID-it që të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në proceset e mëtejme zhvillimore.