USAID dhe MAP shpërblejnë 8 komuna me 360,000 dollarë
Prishtinë, 14 shkurt - Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen A. Shauket dhe Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri për Administrim të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic do të bëjnë prezantimin e shpërblimeve për performancë të suksesshme për 8 (tetë) komuna të Kosovës.
USAID-i, në partneritet me Ministrinë për Administrim të Pushtetit Lokal (MAPL), dhuron shpërblime stimuluese për ti shpërblyer dhe përkrahur komunat të cilat kanë bërë arritje të rëndësishme në qeverisjen e mirë.
Komunat e shpërblyera në këtë raund të tretë të dhënies së shpërblimeve u përzgjodhën përmes një procesi garues, në bazë të performancës së tyre për ofrimin e shërbimeve komunale.
Vlera e kombinuar e këtyre 8 (tetë) shpërblimeve arrin shumën prej 360,000 dollarë; kontributi i USAID-it arrin vlerën prej 270,000 dollarë kurse kontributi i Ministrisë për Administrim të Pushtetit Lokal arrin vlerën prej 90,000 dollarë.