USAID dhe KRPP nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi
Prishtinë, 4 dhjetor - Drejtori i Misionit të USAID-it, James Hope, si dhe Kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), Safet Hoxha, do të nënshkruajnë Memorandum të Mirëkuptimit (MiM).
USAID vazhdon të mbështesë përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera publike në përforcim të llogaridhënies dhe efektshmërisë në prokurimin publik.
Projekti i USAID-it për Komuna Transparente, Efektive e Llogaridhënëse, është aktivitet pesë-vjeçar që mbështet përmirësimin e shërbimeve publike dhe avancon besimin e publikut, sidomos në nivel komunal.