Urrejtja ndëretnike e ndërfetare luftë e re në Ballkanin Perëndimor
Sarajevë, 10 korrik - Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i kryesuar nga kryetari Agim Shahini po merr pjesë në Forumin e gjashtë të Shoqërisë Civile për Ballkanin Perëndimor i organizuar nga Komisioni Evropian i cili po mbahet në Sarajevë të Bosnje Hercegovincës.
Aty po marrin pjesë të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, Shqipërisë, Turqisë dhe BE-së.
Qëllimi i këtij forumi ështe fuqizimi i zërit të komunitet përmes përfaqësuesve të shoqrisë civile dhe promovimi i zhvillimit ekonomik në vend.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, para të pranishmëve theksoi nevojën për bashkëpunim.
Sot ne kërkojmë të integrohemi në Bashkimin Evropian, kurse njëri tjetrit i vëjmë pengesa tarifore e jotarifore dhe këtu kemi udhtuar për 12 orë nga Kosova, për shkak që mungon lëvizja e lirë me Bosnje Hercegovinën. Kurse me Serbinë që ishim në luftë lëvizim shumë më lehtë se me ju. Urrejtja ndërnacionale ende është prezente, e kur kësaj po i shtohet edhe urrejteja ndërfetare e kjo është problem. Kjo urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare është luftë e re në Ballkanin perëndimor, tha Agim Shahini.
Shahini tha se Kosova bërë ka përparim, por disa shtete në Ballkan kanë ngecje.
Kryetari i AKB-së shtoi se shoqëritë politike, shtetërore e civile duhet të jenë të vëmendshme për këtë. Shoqëria civile në Ballkanin perëndimor në shumicën e rasteve i humb parimet e veta në munges të fondeve e kjo është e dirigjuar nga financuesit që shpesh janë të politizura.
Sipas tij, zëri i saj rritet kur në një vend rritet demokracia, zhvillimi ekonomik dhe ka politika nxitëse socialo-ekonomike që po mungojnë në Ballkan.
Shoqëria civile nuk duhet të jetë vetë kritike, por edhe pragmatike, duke qenë promotor i zhvillimit ekonomik politik dhe integrues drejt EU-së e jo promoves i të këqijave të vendit të vetë për arsye se dikush e ka financuar të jenë të tillë, tha krytari Agim Shahini.