UP dhe MF marrëveshje për angazhimin e studentëve në praktike
Prishtinë, 19 janar - Ministrisë së Financave dhe Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, organizojnë ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për angazhimin e studentëve në punë praktike në Ministrinë e Financave.
Memorandumi i Bashkëpunimit do të nënshkruhet nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Ramadan Zejnullahu rektor i Universitetit Hasan Prishtina .
Pas nënshkrimit të Memorandumit, do të ketë edhe prononcim për Media.
Ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit do të mbahet sot duke filluar nga ora 12:00, në ndërtesën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina.