02 Maj 2024

UNOPS-it i është besuar që të kryej regjistrimin në veri

Prishtinë, 8 prill - Në takimin e sotëm të Komitetit Drejtues të Fondit të Mirëbesimit për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe banesave në Kosovë për vitin 2011 është njoftuar se procesi i regjistrimit është  duke vajtur mirë.

Anëtarët janë shprehur të kënaqur me përparimin e arritur deri më tani dhe i ftojnë të gjithë banorët e Kosovës të marrin pjesë në regjistrimin i cili do të zgjas deri më 15 Prill 2011.

Komiteti Drejtues gjithashtu konfirmon mbeshtetjen e tij ne synimin që regjistrimi të bëhet në tërë territorin e Kosovës.

Bazuar në konsultimet gjithëpërfshirëse me të gjithë partnerët kryesorë përfshirë edhe anëtarët e Komitetit Drejtues, UNOPS-it, i cili menaxhon me Fondin Multi-donatoresh te Mirebesimit, i është besuar që të kryej regjistrimin në veri të Kosovës.

 Operacioni në veri të Kosovës do të bëhet sipas metodologjisë së njejtë dhe data referuese, 31 Mars 2011 do të mbetet e njejtë sikurse në operacionin e kryer nga Enti i Statistikave. Përgaditjet teknike kanë përparuar mirë por aktualisht implementimi i tyre në një mënyrë është vonuar për të siguruar pjesëmarrjen më të madhe të mundshme të të gjitha komuniteteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)