Universum dhe OEB shpërndajnë 100 bursa për maturantët e Kosovës
Prishtinë, 26 maj - Sot, bëhet shpërndarja e 100 bursave studimi për përfituesit e Prishtina Academy of Management, program i realizuar nga Kolegji Universitar Universum në bashkëpunim me Odën Ekonomike Britaneze në Kosovë (OEB).
Dy më të mirët nga 200 pjesëmarrësit e kësaj akademike fitojnë bursa studimi për Angli ndërsa të tjerët fitojnë bursa studimi në Universum nga 100 për qind deri në 10 për qind.
Kjo është shpërndarja më e madhe e bursave e bërë ndonjëherë nga ndonjë institucion i arsimit të lartë privat në Kosovë dhe ka si qëllim ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë duke i stimuluar më të mirët që të arrijnë në nivele sa më të larta të diturisë dhe njohurive.