Uniteti rrit inkasimin në 73 për qind
Mitrovicë, 11 qershor - Prej përfundimit të luftës ankesat kryesore të drejtuesve të kompanisë së pastrimit Uniteti që përveç Mitrovicës, mbulon edhe Skenderajn dhe Vushtrrinë, kanë qenë lidhur me inkasimin tepër të dobët nga bizneset dhe nga amvsinitë. Kjo histori tashmë është harruar, meqë inkasimi ka arritur në 73 përqind.
Drejtori i kësaj kompanie, Skender Tahiri, i cili e ka nis punën në mars të vitit të kaluar, thotë se kjo përqindje e inkasimit është rekord. Në nivel të kompanisë inkasimi nuk ka qenë asnjëherë më mirë. Për momentin e kemi inkasimin edhe për bizneset edhe për amvisnitë 73 për qind.
Megjithatë ai thotë se nuk janë të kënaqur meqë nuk janë të gjitha pjesët të përfshira. Ka lagje dhe zona që nuk mundemi me e zgjeruar aktivitetin për shkak të mungesës së mjeteve motorike, tha ai.
Sa i përket përmirësimit të përformancës, Tahiri thotë se kjo gjendje ka ndryshuar për të mirë me mbështetje të Komunës së Mitrovicës si dhe vetëdijesimin e qytetarëve.
Unitetin e kemi gjetur me tre muaj pa paga, obligime ndaj furnizuesve me derivate, kompani të sigurime edhe shumë obligime të tjera. Kohë pas kohe kam pasur edhe bllokada bankare prej furnizuesve, por duke ju falënderuar mbështetjes së kryetarit, Avni Kastrati, i kemi tejkalua këto barriera.
Sipas tij, tash për tash Uniteti është duke punuar 20 orë në ditë, ndërsa gjendja në qytet sa i përket operativë është shumë i mirë.