Unioni i Bizneseve të Diasporës mban forumin në Prishtinë
Prishtinë, 22 maj - Unioni Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës në shënim të përvjetorit të parë të themelimit të Unionit organizon Forumin \"Ambienti për investim në trojet mbarëshqiptare\".
Forumi do të mbahet në Kosovë dhe Shqipëri e që konsiderohet aktivitet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit
Forumi do të mbahet sot në Swiss Diamond Hotel duke filluar nga ora 18:00
Në këtë forum do të marrin pjesë kryesitë e rrjeteve të bizneseve të diasporës, afaristë shqiptarë nga 17 shtetet e botës.